Gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në New York me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.
Në këtë takim, Presidentja Osmani ka ritheksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vend, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Aleancën.
“Në New York pata kënaqësinë të takohem me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge. Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike”, tha Osmani./Arbresh.info
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...