Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Kitts dhe Nevis, Denzil L. Douglas, gjatë qëndrimit në Berlin.
Osmani përmes një postimi në Facebook, shkruan se ia ka shprehur mirënjohjen për partneritetin dhe mbështetjen ndaj Kosovës , shkruan Arbresh.info
“Pata kënaqësinë që në Berlin ta takoj Ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Kitts dhe Nevis, Denzil L. Douglas, të cilit ia shpreha mirënjohjen tonë për partneritetin dhe mbështetjen ndaj Kosovës. Diskutuam rëndësinë e vazhdimit të këtij partneriteti për ta fuqizuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, sikurse edhe për t’i thelluar raportet tona në fusha të interesit të ndërsjellë”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/
Të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite gjatë orëve të fu...
Dita e ndeshjes, Kosova luan në udhëtim te Lituania
Policia shqiptoi 1 mijë e 846 gjoba trafiku për 24 orë
Tetë persona u lënduan- u arrestua ngasësi i kamionit, detaj...
Vidhet arka për bamirësi në xhaminë e fshatit Siqevë në Pris...
Hezbollahut po i mbarojnë fondet, ndërsa Izraeli vazhdon bom...