Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur dje në takim gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, me rastin e rimarrjes së detyrës si komandant i misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani e uroi gjeneralmajorin Ulutaş për rikthimin në këtë detyrë të rëndësishme dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
“Dje mirëprita gjeneralmajorin Özkan Ulutaş dhe e urova për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR. Shpreha besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, shkroi Osmani./Arbresh.info
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së