Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York ka takuar përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kallas.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se me Kallas diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.
“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim. Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë