Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është takuar me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, Gjeneralin Christopher Cavoli.
Në këtë takim, Presidentja Osmani ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit, duke mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e vendit
“Diskutuam mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit. Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e presidencës./Arbresh.info
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 68...
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narko...
Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe...
Kurti u takua me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Est...
Osmani për ftesën e Trump në Bordin e Paqes thotë se nuk për...
Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e para një muaji në...