Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj turk, presidentin Recep Tayyip Erdogan.
Gjatë këtij takimi, Osmani dhe Erdogan kanë biseduar për raportet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë, shkruan arbresh.info.
Osmani, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është biseduar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha.
“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha. E falenderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatik”, shkruan Osmani./arbresh.info/
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut