Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në një takim me ambasadoren holandeze Gerrie Willems, bisedoi për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Holandës. U diskutua edhe rëndësia e ratifikimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare që ndërlidhen me rimëkëmbjen nga pandemia Covid-19 dhe të cilat ndodhen në procedurë kuvendore.
Në lidhje me aktualitetin politik dhe zhvillimet rreth dialogut me Serbinë, u vlerësua se Kosova duhet të tregoj maturi dhe pjekuri politike. Ishte vlerësim i përbashkët se roli i Kuvendit në procesin e dialogut është krucial, në raport me rritjen e transparencës dhe përmbylljes eventuale të këtij procesi.
U diskutua edhe perspektiva evropiane e Kosovës, për të cilën fuqizimi i sundimit të ligjit është jetik.
Në këtë takim, u fol edhe për rritjen e rolit të Kuvendit të Kosovës dhe trupave të tij në procesin e integrimit evropian, posaçërisht pas riorganizimit të fundit të Qeverisë me dikasteret që kanë mandat dhe përgjegjësi parësore integrimin evropian./arbresh.info/
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...