Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim përfaqësues të Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës, në të cilin u diskutuan kërkesat e zjarrfikësve, të cilat nuk janë adresuar prej vitesh të tëra.
Sindikata e Zjarrfikësve ka bërë të ditur se problemet për ta janë akumuluar që moti, teksa kushtet e punës janë rënduar, statuti juridik i tyre ka mbetur i pazgjidhur.
Zjarrfikësit i thanë kryetares Osmani se janë kategori me nivel të lartë rreziku, porse nuk kompensohen për punën e bërë në ndërrimin e natës, sikurse as rrezikshmëri e as për shujta.
Nga ana tjetër, kryetarja Osmani ka thënë se vlerëson punën e madhe të zjarrfikësve të Kosovës dhe se i konsideron legjitime kërkesat e tyre. Sipas saj, me buxhetin për vitin 2021 do të kërkojnë t`i adresojnë çështjet e ngritura, specifikisht mbi linjën buxhetore për zjarrfikësit./arbresh.info
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...