Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani ka mbajtur sot një tubim me banorët e lagjes Apollonia, në kuadër të fushatës zgjedhore.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se me banorët diskutuan për nevojat dhe aspiratat e tyre, shkruan Arbresh.info.
Poashtu ai prezantoi edhe projektet për përmirësimin e jetës së tyre.
“Sonte patëm kënaqësinë të takoj banorët e lagjes Apollonia, ku diskutuam për zhvillimet aktuale të komunës, për nevojat dhe aspiratat e tyre, si dhe për projektet që do të realizojmë për të përmirësuar cilësinë e jetës në këtë lagje. Bashkë, po punojmë për një të ardhme më të mirë për banorët tanë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020