Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq.
Osmani tha se përveç sigurisë rajonale, me Beqiroviqin folën edhe për rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm.
“Përveç sigurisë rajonale, diskutuam edhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet tona”, shkroi Osmani.
E para e shtetit gjatë ditës ndër të tjera u takua edhe me përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sorensen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan
Papa: Lufta në Iran po përkeqësohet gjithnjë e më shumë
Ademi viziton Kosovën U21: Synimi është kualifikimi në Euro ...
Katër shtetas shqiptarë arrestohen në Serbi për “nxitj...