Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një mbrëmje solemne në Berlin, ku së bashku me mërgatën kosovare ka ndarë një moment të veçantë mirënjohjeje dhe emocionit.
Gjatë ngjarjes, Osmani i dorëzoi Medaljen Presidenciale të Meritave znj. Marieluise Beck, për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës.
“Pata nderin t’i dorëzoj Medaljen Presidenciale të Meritave znj. Marieluise Beck për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës – një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane”, shkroi Osmani./Arbresh.info
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot