Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Osmani theksoi se gjatë takimit u diskutua për zgjerimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe për bashkëpunimin në kuadër të platformave ndërkombëtare.
“Në takim me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare. Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit’, tha Osmani./Arbresh.info
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena
43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e ...
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...