Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë punimeve që janë duke u zhvilluar në Samitin e Bashkimit Evropian (BE) me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka takuar edhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz për të cilën ka shprehur mirënjohje në emër të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme.
Osmani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kancelari gjerman, Scholz është përkrahës i palëkundur i Kosovës dhe perspektivës evropiane.
“Me Kancelarin Scholz, i cili si gjithnjë është përkrahës i palëkundur i Republikës së Kosovës dhe perspektivës sonë evropiane. Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit”, ka shkruar Osmani në Facebook. /arbresh.info/


Blero habit me deklaratën: Jam i hapur për pozitën e Preside...
Djali i Ali Khamenei zgjidhet Lider Suprem i Iranit
Mot i ndryshueshëm të mërkurën, temperatura deri në 18°C
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual