Në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një sërë takimesh të ndara me ministra të Jashtëm nga disa vende të Afrikës dhe Lindjes së Mesme, me qëllim forcimin e raporteve bilaterale dhe zgjerimin e bashkëpunimit strategjik.
Ajo theksoi se të gjitha takimet ishin të përqendruara në thellim të bashkëpunimit, shkruan Arbresh.info.
“Në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, përpos takimeve me homologë, zhvillova takime të ndara edhe me ministrat e Jashtëm të: Sudanit, z. Ali Yousif Ahmed Al-Sharif, Kenias, z. Musalia Mudavadi, Jordanisë, z. Ayman Safadi, të Tanzanisë, z. Mahmoud Thabit Kombo, të Çadit, z. Abdoulaye Sabre Fadoul Cadi dhe të Nigerit, z. Bakary Yaou Sangaré. Të gjitha këto takime ishin të përqendruara në diskutimin e potencialit për thellim të bashkëpunimit në dobi të shteteve dhe qytetarëve tanë. Në veçanti, u diskutua hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha strategjike, si dhe rëndësia e përdorimit të diplomacisë në shërbim të ndërtimit të raporteve të mirëfillta e aleancave të reja”, ka shkruar Osmani.
Tutje presidentja ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një politike të jashtme aktive në shërbim të qytetarëve./Arbresh.info/
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...