Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën e zgjedhjeve të reja

09:18 | 6 Mars 2026
E.K

Pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ftojë liderët e partive politike për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Duke folur në një konferencë për media, Osmani tha se konsultimi me partitë politike është obligim para shpalljes së datës së zgjedhjeve.

“Menjëherë sot do të ftohen liderët e partive për datën e zgjedhjeve sepse siç e dini është obligim që të konsultohen paraprakisht, dhe është pasojë e nevojshme menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit dhe ët shpallen zgjedhjet e reja. Paraprakisht duhet një konsultim formal me partitë politike, dhe menjëherë pas kësaj do të caktohet data”, u shpreh Osmani.