Osmani sot do t’i takojë përfaqësuesit e OVL të UÇK-së

11:13 | 18 Korrik 2023
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së.

Këtë e ka bërë të ditur për Arbresh.info ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Klinaku tha se takimi do të mbahet në ora 14:00.

Dje, Faton Klinaku nga OVL e UÇK, ka bërë të ditur se i kanë bërë kërkesë për takim presidentes, Vjosa Osmani, pasi veteranët nuk janë përfshirë në Pagën Minimale.

Kujtojmë se të shtunën, veteranët kanë protestuar kundër Qeverisë për këtë çështje./Arbresh.info/