Kryeministri i Kosovës, Albin Kruti ka ngrënë iftar së bashku me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).
Kryeministri Kurti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka treguar se ky iftar u shtrua nga presidentja Osmani, transmeton arbresh.info
“Muzgu i ditës së sotme na gjeti të bashkuar në iftarin e shtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku së bashku me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ishim të ftuar unë dhe Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Kurti
Këtij postimi kryeministri ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi.
“Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë”, ka shkruar tutje Kurti./arbresh.info/
Postimi i tij i plotë:
Muzgu i ditës së sotme na gjeti të bashkuar në iftarin e shtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa…
Posted by Albin Kurti on Tuesday, May 11, 2021
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...