Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjen dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen nga jeta të gazetarit, Faton Osmani
Osmani thotë se kontributi i tij profesional për media vendore dhe ndërkombëtare dhe përkushtimi për informimin e saktë e të pavarur do të mbeten trashëgimi e përhershme.
“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe komunitetit të gazetarëve! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”, thotë Osmani.
Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot.
Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset në varrezat e lagjës Arbëria në Prishtinë në ora 12:00./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?