Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj pas vdekjes së ish-presidentit të Gjermanisë, Horst Köhler.
Përmes një postimi në “X”, Osmani shprehu mirënjohje të thellë për Köhler, duke theksuar mbështetjen që Gjermania dha për pavarësinë e Kosovës gjatë mandatit të tij.
“Ngushëllimet tona më të thella popullit gjerman për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Horst Köhler. Gjatë mandatit të tij, Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës – një moment historik për kombin tonë. Ne mbetemi përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur. Mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin gjerman në këtë kohë të vështirë”, shkroi Osmani./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?