Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kërkuan nga faktori ndërkombëtar që urgjentisht të bëjnë çmos për ta ndalur, siç ka quajtur ajo, çmenduri që është duke e bërë Serbia derisa po i ndalon dhe po ua merr paligjshëm dokumentet e qytetarëve të Kosovës derisa ata po kalojnë nëpër Serbi për të ardhur në Kosovë.
Presidentja tha se kjo qasje e Serbisë është një lloj hakmarrje që është duke e bërë Serbia pas kalimit të suksesshëm të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Është një shovinizëm i pashoqë që e kemi parë edhe në vitet e 90-ta. Është shkelje flagrante e të drejtave të këtyre qytetarëve të cilët kanë të drejtën në lëvizjen të lirë dhe ta kalojnë kufirin në mënyrë që të vijnë deri në Kosovë. Atyre në mënyrë të paligjshme u janë konfiskuar edhe dokumentet. Të gjitha organizatat dhe partneret ndërkombëtar tashmë janë informuar për këto shkelje. Ata po i shohin edhe incizimet, i kanë dëshmitë dhe ju bëjmë thirrje që të gjithë jo vetëm të reagojnë nëpërmjet deklaratave, por edhe të bëjnë çmos që ta ndalin këtë çmenduri të Serbisë”, tha Osmani për rtv21.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK