Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani tha se gjatë takimit në Tiranë në kuadër të Samitit të Berlinit, ai ishte i qartë kur tha se Serbia duhet të sqarojë involvimin e saj në sulmin në Banjskë.
“Në fjalën time unë isha shumë i drejtpërdrejtë për atë që ka ndodhur në Banjskë, dhe për detyrat e Serbisë, për sqarimin e involvimit të tyre”, tha Osmani në Rubikon.
Se a mund të quhet ky sulm si sulm terrorist, kryediplomati u shpreh se nuk ka dilema mbi këtë çështje, por ai shtoi se çështja e kualifikimeve të këtij lloji nuk çon shumë peshë.
“Varësisht prej prononcimeve nuk kemi ndonjë dilemë për ta cilësuar si sulm terrorist, çështja e kualifikimeve është më me pak rëndësi, se kjo na rikthen në pikën zero për qasjen strategjike ndaj problemeve etnike që në një mënyrë ka qenë ngarkesa e dilemave të njerëzve këtu për çështjen e asociacionit, se a do të jetë asociacioni një platformë për një zgjidhje territoriale në të ardhmen”, u shpreh më tej Osmani, që njëherësh është edhe Kryesues i OSBE-së.
Lexo edhe:
Osmani: Mbështetuni te ShBA-ja edhe kur mendoni se nuk e ka mirë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...