Bujar Osmani, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, ka thënë duhet mbështetur te ShBA-ja edhe kur mendojmë se mund ta kenë gabim.
Ai ka thënë se kjo ka qenë pikërisht eksperienca e vendit prej nga vjen ai.
“Eksperienca jonë ka qenë kjo, edhe tash si ministër i Jashtëm edhe si përfaqësues i Maqedonisë së veriut, dhe këtë mund ta rekomandoj zëshëm pa asnjë dilemë te çdo politikë në rajon – mbështetuni te ShBA-ja edhe kur mendoni se nuk e ka mirë për shkak se linjat strategjike i kemi të përbashkëta”, theksoi Osmani, që ushtron edhe postin e Kryesuesit të OSBE-së
Ai tha se politikat amerikane nuk i bëjnë individët, por janë pjesë e një strategjie të politikës së jashtme të ShBA-së.
“Unë mendoj se politikat amerikane i bëjnë individët në një moment të caktuar, ata janë pjesë e një mozaiku më të madh që e ndërton si strategji politika e jashtme e ShBA-së. Por, ky është leksioni nga Maqedonia e Veriut, qoftë si shqiptarë, qoftë në përgjithësi si qytetarët të Maqedonisë së Veriut, partneriteti me ShBA-në nuk mund të dështojë”, deklaroi Osmani në Rubikon.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...