Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka thënë se deklaratat politike lidhur me gjykimin e ish-krerët e UÇK’së, po i dëmtojnë më së shumti këta të fundit.
U.d. e presidentit këto deklarata i ka bërë në një intervistë në RTK, teksa ka thënë se favori më i madh që mund t’iu bëhet të akuzuarve nga Specialja është që figurat politike të mos përzihen në çështje drejtësie.
“Sot ne besoj që thjesht duhet ta kuptojmë se ka qenë akt i Kuvendit të Kosovës dhe mendoj që ne sa më shumë si politikanë bëjmë deklarata politike, për situata juridike, aq më shumë mund t’i bëjmë dëm rasteve të cilave janë duke trajtuar. Favorin më të madh që mund t’i jepim si shtet procesit është që politikanët të mos përzihen në çështje të drejtësisë. Kosova nuk ka asnjë arsye të fshihet nga e vërteta”, ka thënë ajo.
PSD: Qëllimi ynë është të kalojmë pragun zgjedhor
Lajm i mirë për Barcelonën, gjiganti evropian tërhiqet nga g...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndoh...
Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershor...
Serwer godet Gjykatën Speciale: Miliona euro të shpenzuara, ...
Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në rrugëtimin e LDK-së pë...