Në ceremoninë përkujtimore kushtuar 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e figurës dhe veprës së tij në historinë e vendit.
Ajo nënvizoi rolin historik të Rugovës në vendosjen e Kosovës në tryezën e diplomacisë ndërkombëtare dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj pavarësisë.
“Në këtë përvjetorë të ndarjes mga jeta jemi mbledhur për ta kujtuar veperën e tij. Ishte një fillozof i thellë ku i dha politikës një dimenzion human. Ai e kuproi thellësisht nevojën për një identitet të çartë politik. Rugova mbeti i palëkundur në rrugën e tij për Pavarsinë e Kosovës. Rugaova ishte aj që vendosi Kosovën në tryezën e dimlomacisë kosovare. Ai besonte se forca më e madhe e një kombi ishte vullnëti për liri dhe pavarësi. Fillozofia e tij e qendresës frymëzoi edhe diplomacinë evropiane”, tha Osmani.
Osmani përmendi gjithashtu sfidat dhe kërcënimet me të cilat përballej Rugova, por vuri në pah qëndrueshmërinë dhe vizionin e tij politik
“Rugova përballoi sfida të mëdha dhe kërcënime për jetën por kurrë nuk hoqi dorë nga rruga e tij. Rugovizmi është një ideal që bashkon pëe një të ardhme të mirë për të gjithë. Rugova nuk e pa kurrë politikën si mjetë për përfitime personale. Rugova ka krijuar miqësi të bazuara në vlera që na shërbejnë edhe tash. Ne sot nuk përkujtojmë vetëm një politikan por edhe një epokë. Ai mbetet frymëzimi i jonë i përditshëm le të ndjekim rrugën e tij të mençurisë”, tha Osmani./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...