Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë në Universitetin e Pittsburgh-ut, ku dikur kishte studiuar dhe më pas kishte ligjëruar për disa vite.
Ajo e ka cilësuar këtë rikthim si një nder të veçantë, duke theksuar rolin e rëndësishëm të këtij institucioni në formimin profesional të shumë ekspertëve kosovarë.
“Ishte një nder i veçantë të rikthehem në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, aty ku fillimisht kam studiuar e më pas kam ligjëruar për disa vite, për të shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e tyre në mbështetje të ekspertëve dhe kuadrove të jashtëzakonshëm, të cilët sot japin kontribut të çmuar në Kosovë. Investimi në arsim është investim në të ardhmen, dhe për Kosovën, mbështetja amerikane në këtë fushë ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt demokracisë, zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar”, ka thënë Osmani./Arbresh.info
“Më është cenuar privatësia”: Ankohet deputeti që shkruante ...
Haziri akuzon VV-në: Institucionet s’mund të ndërtohen mbi s...
Tragjedi në Indonezi: Dy trena përplasen mes vete, 14 viktim...
UNICEF mbledh mbi 120 të rinj, në fokus efiçienca
Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presiden...
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...