Kandidatja e LDK-së, për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020.
Osmani ka thënë se ka zgjedhur shtëpinë-shkollë të familjes Hertica për t’ua përcjellë mesazhin e urimit të gjithë nxënësve, mësuesve dhe familjeve të Kosovës për fillim të mbarë të vitit shkollor.
Ajo ka thënë se në vitet e rezistencës e të solidaritetit të madh, në vitet ’90, LDK-ja e populli i Kosovës i ngritën themelet e shtetit pikërisht duke krijuar sistem të pavarur të arsimit.
“Por, sot arsimi në Kosovë është në gjendje tepër të rëndë, për shkak politizimit të skajshëm, keqmenaxhimit dhe mungesës së vullnetit për zhvillim. Sot, Kosova, krahasuar me secilin vend në rajon e Evropë, investon më së paku për kokë banori në arsim. Prandaj, për fat të keq, rezultatet e PISA-s na rendisin në treshen e fundit në botë”, ka shkruar Osmani në Facebook, transmeton Telegrafi.
Osmani ka pohuar se në qeverinë e ardhshme, e që sipas saj do të udhëhiqet nga LDK-ja, arsimi do të vijojë të kuptohet si thelbi i ndërtimit të shtetit dhe të një shoqërie demokratike, konkurrente dhe të dijes
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1427409100754683
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...