Deputetja e Partisë “Guxo”, Jeta Statovci ka mirëpritur vendimin e presidentes, Vjosa Osmani për të mos u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq pa u vendosur sanksione ndaj Serbisë nga BE-ja.
Me anë të një postimi në Facebook, Statovci e ka quajtur këtë veprim, një akt politik në mbrojtje të dinjitetit, integritetit dhe interesave kombëtare të Republikës së Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani, shkruan Arbresh.info.
“Faktet që po vijnë çdo ditë nga terreni bashkë me informatat për ngjarjet që ndodhën në veri të Kosovës; terrorizëm i mundësuar nga rrjeti i mekanizmave të sigurisë së Serbisë, kanë bërë që Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të mos pranoj një takim potencial me Presidentin serb Vuçiq, pa sanksionim paraprak për veprimet e shtetit Serb.”, ka shkruar Statovci.
Ndër të tjerac, Statovci tha se Osmani ka përgjegjësi Kushtetuese në mbrojtje të interest nacional dhe cënimi i vendit nga Serbia nuk mund të kalojë pa hiç-gjë.
“Presidentja Osmani ka përgjegjësi Kushtetuese mbrojtjen e interesit nacional, dhe cenimi terrorist që ndodhi vendit përmes Serbisë, nuk mund të kaloj si hiç-gjë, aq më pak në vizionin e saj për një Kosovë të pa cenueshme, demokratike dhe stabile.”, shkroi ajo.
“Mbështetje të pakushtëzuar për këtë qëndrim të Presidentes.”, përfundoi ajo.
Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani, të enjten ka thënë se së pari pret që t’i vendosen sanksione Serbisë për sulmin në Banjskë më 24 shtator, e më pas Kosova do të dialogojë.
“Nuk ka arsye për t’u takuar para se të ndërmerren sanksionet ndaj Vuçiqit, fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për të tjerat”, tha Osmani./Arbresh.info
Lexo edhe:
Osmani: Fillimisht sanksionet kundër Serbisë, pastaj dialogu
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK