Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një video nga vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë, Mark Rutte.
Osmani ka thënë se vizita e Ruttes është një moment i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe partneritetin, përcjell Arbresh.info.
“Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – një moment i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe partneritetin”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se të martë, Rutte u prit në takim nga presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Mesazhet kryesore të tij ishin se KFOR mbetet faktor stabiliteti në Kosovë bashkë me SHBA-në dhe që NATO do të vazhdoj të kontribuojë për sigurinë në vend dhe rajon./Arbresh.info
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve