Presidentja Osmani priti në takim të fundvitit minstrin e Shëndetësisë, Arben Vitia
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim gjatë kësaj jave ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në takim u diskutua për zhvillimet dhe të arriturat në fushën e shëndetësisë përgjatë vitit, si dhe sfidat kryesore në këtë sektor.
Në kuadër të Këshillit për demokraci dhe të drejtat e njeriut, të udhëhequr nga Presidentja, janë identifikuar një sërë çështjesh që e involvojnë sektorin e shëndetësisë, prandaj gjatë takimit u diskutua për reformat që janë realizuar si dhe planet konkrete për vitin në vijim me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dhunës me bazë gjinore.
Në mes tjerash, Presidentja Osmani foli edhe për angazhimin e rregullt në drejtim të ndërtimit të partneriteteve, të reja të cilat kanë për qëllim mbështetjen e sektorëve të ndryshëm në vend, me ç’rast veçoi komunikimet e rregullta dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerë të shumtë ndërkombëtar me qëllim të mbështetjes dhe avancimit të shërbimeve të ofruara në fushën e shëndetësisë. /Arbresh.info
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...
Vrasja në Gjakovë: Gëzhoja dhe armë në vendin e ngjarjes, i ...
Endrit Thaçi kujton gjyshin në 1-vjetorin e vdekjes: Më mung...