Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, znj. Carole Megevand.
Me këtë rast, Osmani e uroi Megevand për rolin e saj të ri, duke i uruar sukses përgjatë mandatit të saj.
Osmani shprehu mirënjohje për kontributin e Bankës Botërore të dhënë për Republikën e Kosovës ndër vite, kontribut i cili përpos që mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në vend, nëpërmjet investimeve në kapitalin njerëzor, ndihmoi edhe në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve./Arbresh.info/
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...