Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence, me rastin e përfundimit të mandatit të saj.
Në këtë takim, Osmani shprehu mirënjohjen për kontributin e çmuar të UNKT dhe agjencive të tjera, në fusha si barazia gjinore, drejtësia tranzicionale, të drejtat e njeriut, Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, etj.
Në takim u trajtua edhe çështja e funksionalizimit të Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale dhe hapat që do të ndërmerren më tej. U diskutua edhe rëndësia e pjesëmarrjes së grave në zgjedhjet lokale dhe angazhimin e tyre në jetën publike dhe politike.
Në përmbyllje, Presidentja Osmani falënderoi Spence për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë mandatit dhe i uroi suksese në angazhimet e mëtejme./Arbresh.info
Mungesë transparence tek analizimi i rasteve nga FFK-ja, pri...
Pamje nga ndodhi vrasja në Podujevë
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...