Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Komisionin për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Komisioni për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale e njofton kryetaren Osmani me punën e deritashme
Në prag të seancës sensibilizuese të Kuvendit të Kosovës, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, kryetarja, Vjosa Osmani ka takuar Komisionin për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ky Komision e ka përgëzuar kryetaren Osmani për mbajtjen e seancës sensibilizuese për këtë kategori dhe e ka njoftuar me punën e deritashme dhe me sfidat me të cilat përballet. Anëtarë të këtij Komisioni kanë folur për ndjeshmërinë dhe vështirësitë e procesit, të shkaktuara nga mungesa e buxhetit të këtij Komisioni, sikurse edhe stigma ndaj të të mbijetuarave të dhunës seksuale.
Procesi i aplikimit, sipas Komisionit ka shënuar rënie, ndaj është kërkuar mbështetje institucionale për sensibilizim për rëndësinë që ka ky proces për shtetin e Kosovës./arbresh.info/


Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron