Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dje priti në takim pune guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, i cili e njoftoi për punën e bërë në BQK dhe zhvillimet e fundit në sistemin bankar të vendit.
Në takim u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrosë Evropiane që siguron Kartonin e Gjelbër për automjete, si dhe digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe përkrahjes së ekonomisë e nisma tjera që lidhen me bankimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm në Kosovë.
Osmani ka ofruar mbështetje institucionale për adresimin e sfidave dhe realizimin e objektivave me interes për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...