Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot ka pritur në zyrën e saj gjeneralë, kolonelë dhe oficerë të tjerë të lartë nga 16 shtete, si dhe përfaqësues nga mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë.
Në një postim në Facebook, Osmani ka njoftuar se vizita e tyre në Kosovë është bërë me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), i cili mbahet për herë të parë në vend.
“Kjo shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe pasqyron jo vetëm sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rolin tonë në rritje në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka deklaruar presidentja.
Ajo ka theksuar gjithashtu krenarinë për FSK-në: “Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë!”.
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...