Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, Karin Boven, me rastin e dorëzimit së letrave kredenciale.
Osmani e uroi ambasadoren për detyrën, gjersa potencoi raportet e shkëlqyera bilaterale midis Kosovës e Holandës, shkruan Arbresh.info.
Në këtë frymë, Presidentja Osmani shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer edhe gjatë mandatit të ambasadores.
Osmani po ashtu shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës ndaj Republikës së Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike./Arbresh.info/

Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...