Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Me këtë rast, Presidentja e uroi ambasadoren për detyrën e re dhe shprehu bindjen se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve do të thellohen edhe më tej.
Presidentja Osmani e vlerësoi Finlandën si një partner të rëndësishëm të Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë rrugëtimit euroatlantik të vendit tonë.
Në këtë frymë, Presidentja rikujtoi vizitën e saj zyrtare në Finlandë, të cilën e cilësoi si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale dhe si dëshmi konkrete të miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, duke nënvizuar përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...