Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Japonisë, Ryuta Mizuuchi, i cili ia përcolli urimet e Perandorit Naruhito për 15-vjetorin e pavarësisë.
Në takim më ambasadorin Mizuuchi, Osmani theksoi se Japonia është një aleate dhe partnere e besueshme e Kosovës.
Osmani falënderoi Japoninë për mbështetjen e deritashme, duke potencuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje përderisa Kosova vazhdon angazhimin drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Ajo vlerësoi lartë edhe kontributin e Japonisë dhe mbështetjen e ofruar Kosovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit, shëndetësisë, mediave, si dhe mbështetjes së rinisë përmes bursave dhe programeve për shkollim e avancim.
Përmes një komunikate për media nga Presidenca bëhet e ditur se në takim u diskutua për mundësitë e shumta të intensifikimit të bashkëpunimit bilateral.
Osmani theksoi se ka potencial të madh për investime të mëtejshme të investitorëve japonez në fusha si teknologjitë e rinovueshme, turizmi malor, infrastrukturë, arsim, teknologji informative dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.
Presidentja potencoi se Japonia ka qenë dhe mbetet një shtet mik dhe aleat strategjik i Kosovës, ndërsa me ambasadorin Mizuuchi u dakorduan për koordinim të ngushtë drejt hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit./arbresh.info/




AUV heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjal...
Ndalohet kontrabanda e etiketave të markave të njohura në Ha...
Kurti dhe Vitia përurojnë Akseleratorin e ri linear dhe Bunk...
Carragher lëshon deklaratë të fortë: Maresca nuk do të jetë ...
Policia në Gjilan mban ligjëratë me nxënësit për rreziqet ng...
Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anët...