Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Në fjalën e saj në seancën solemne të Kuvendit se hyrja e NATO-s në Kosovë ishte një dëshmi e solidaritetit.
“Liria është ajri që e thithim dhe e ardhmja që e ëndrruam. Kur paqërujatsit e KFOR-it shkelën tokën e Kosovës së përgjakur ata krijuan simfonin e lirisë. Duke e larguar një herë e mirë makinerinë gjenocidiale të Millosheviqit.”, ka thënë ajo.
“Thirrjet e popullit tonë, spastrimi etik ishin thirrje për drejtësi që nuk mund të shpërfilleshin më nga ndërgjegjja ndërkombtare.”, theksoi ajo.
Ajo u shpreh se Evropa lindi në një Prishtinë të lirë.
Presidentja Osmani mes të tjerash kujtoi edhe heroizmin e familjes Jashari.
“Në këtë ditë do ta kujtojmë heroizmin e familjes Jashari që u shëndrruan në gurthemelin e lirisë sonë. Nuk do të harrojmë dhimjet e shkkaktuara të dhunimit. Sot qëndrojmë së bashku në tokën tonë të lirë ku triumfi i lirisë është në zemrën e çdo qytetari. Sot teksa nderojmë stoicizmin e popullit tonë dhe ushtrinë çlirimtare.”, u shpreh presidentja Osmani.
Mes të tjerash, liria edhe sot është përgjegjësi që duhet ta mbrojmë.
“Populli i Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga triumfi i lirisë. Zoti e bekoftë Kosovën dhe aleatët e saj.”, tha mes të tjerash ajo./Arbresh.info/
Rama pret në takim grupin “Shkodra Elektronike”, i dhuron fi...
Turqia e gatshme të ndërmjetësojë në konfliktin Izrael-Iran,...
Izraeli thotë se Irani ka lëshuar rreth 400 raketa balistike...
OSHP merr vendim, i hap rrugën Komunës së Prishtinës të bëjë...
Begaj pret ministrat e jashtëm të rajonit në kuadër të samit...
U mbajt takimi i 13-të lokal i grupit për zbatimin e udhërrë...