Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 22 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, ka thënë se fati i tij është pengu i shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se përpjekja për zbardhjen e fatit të tij s’do të pushojë.
Postimi i plotë i saj:
Më 16 maj të vitit 1999, atdhetari e mendimtari Ukshin Hoti u lirua nga Burgu i Dubravës. Që prej asaj dite asgjë për fatin e tij, përpos kujtimit të çdovitshëm dhe rëndimit të ndërgjegjes sonë për mendimtarin politik, i cili prej 22-vjetësh vazhdon të mbetet në listat e të pagjeturve, të cilët janë rrëmbyer dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb.
Fati i Ukshin Hotit është pengu i shoqërisë dhe shtetit tonë, ndaj përpjekja këmbëngulëse për zbardhjen e fatit të tij nuk duhet të pushojë asnjë ditë.
Me një vepër të bukur politike mund të shpëtohet një popull, thoshte Ukshin Hoti. Ai e nisi idenë e “veprës së bukur politike”, për lirinë, republikën dhe demokracinë, porse synimi i mendimtarit politik e filozofik mbeti në gjysmë.
Republika e tij është bërë. Dy dekada në kërkim të tij, Republikës i duhet Ukshin Hoti.
Çështja e zbardhjes së fatit të të pagjeturve, të cilët u zhdukën dhunshëm nga regjimi serb, është prioritet i yni dhe parakusht për paqe të qëndrueshme në rajon!
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...
Presidentja Osmani ftohet nga Presidenti Trump që ta përfaqë...
Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në ...
Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes...