Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar përvjetorin e masakrave të Grashticës, Nakaradës, Dragaqinës dhe Sopijës.
Osmani ka thënë se këto nuk janë vetëm ngjarje të së kaluarës por janë plagë të gjalla në kujtesën e Kosovës dhe pagë që kërkojnë drejtësi, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
21 prilli i vitit 1999, një ditë, katër vendndodhje, një krim nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.
Në të njëjtën ditë, në pjesë të ndryshme të Kosovës, forcat kriminale serbe vranë me gjakftohtësi dhjetëra civilë të pafajshëm, duke lënë pas vetëm dhimbje, kujtime dhe thirrjen për drejtësi, e cila nuk ka pushuar asnjëherë.
Në Grashticë të Prishtinës, nga një kolonë e gjatë e të zhvendosurve nga fshatrat e Gollakut që po përpiqeshin të shpëtonin, u vranë mizorisht 60 burra. Trupat e tyre u hodhën në lumë, një përpjekje makabre për t’i zhdukur gjurmët e krimit.
Në Nakaradë të Fushë Kosovës, 16 burra dhe djem të familjes Mirena u ndanë nga të afërmit e tyre dhe më pas u vranë brutalisht.
Në Dragaqinë të Suharekë, 11 civilë shqiptarë u torturuan mizorisht e më pas u hodhën në pus, i cili u mbush me mbetje ndërtimore. Krimi u mbulua fizikisht, por kurrë nuk u harrua.
Ndërkaq në Sopijë të Suharekës, u vranë 7 anëtarë të familjes Ilazi dhe një i familjes Sopa, viktima të një dhune që synonte zhdukjen e tërë brezave.
Këto nuk janë vetëm ngjarje të së kaluarës. Janë plagë të gjalla në kujtesën e Kosovës. Plagë që kërkojnë drejtësi. Plagë që na obligojnë të mos harrojmë kurrë.
I përhershëm qoftë kujtimi për martirët!
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...