Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e dy ditëve të tmerrit në pjesën veriore të Mitrovicës.
“Dhjetë qytetarë shqiptarë të vrarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq nga banda të armatosura serbe, 25 të plagosur ndërmjet 3-4 shkurtit të vitit 2000, sikurse edhe 1664 familje të dëbuara me gati 12 mijë anëtarë nga pjesa veriore e Mitrovicës, mishërojnë kujtesën dhe nevojën për drejtësi”, thuhet në njoftim.
Në 23-vjetorin e ditëve të tmerrit në këtë pjesë, Osmani ka thënë se thirrja për drejtësi është nderim për të vrarët, të plagosurit dhe të dëbuarit.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për viktimat e drejtësia synim i vazhdueshëm deri në vënien e autorëve para përgjegjësisë”, thuhet në njoftimin nga presidenca./arbresh.info/
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...