Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar dy humanistët e shquar Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, në 25 vjetorin e vrasjes.
Osmani tha se angazhimi dhe sakrifica e tyre mishëroi idealet më fisnike të kauzës dhe aspiratës sonë për liri e pavarësi, shkruan Arbresh.info.
“Vepra e tyre do të kujtohet përherë dhe do të jetë udhëzuese e frymëzim për brezat që do të vijnë.”, u shpreh presidentja.
Përkujtimi i plotë i Presidentes:
25-vjet më parë, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë mizorisht dy humanistët e shquar, shkrimtarin dhe intelektualin Latif Berisha dhe aktivistin e palodhur sindikalist, Agim Hajrizi, së bashku me nënën dhe djalin e tij.
Angazhimi dhe sakrifica e palëkundur e tyre, mishëroi idealet më fisnike të kauzës dhe aspiratës sonë për liri e pavarësi.
Vepra e tyre do të kujtohet përherë dhe do të jetë udhëzuese e frymëzim për brezat që do të vijnë.
I përhershëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për liri!/Arbresh.info/
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...