Osmani për vdekjen e Rushit Ramabajës: Vepra dhe përkushtimi i tij do të jetojnë gjatë

11:40 | 4 Janar 2026
E.G

Presidentja e vendit, Vjosa  Osmani ngushëllon familjen Ramabaja, miqtë, kolegët dhe gjithë komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të Rushit Ramabajës

Ajo tha se vepra dhe përkushtimi i tij do të jetojnë gjatë në kujtesën kulturore të vendit tonë, shkruan Arbresh.info.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rushit Ramabajës, shkrimtar, gazetar dhe intelektual i angazhuar, një emër i veçantë i kulturës dhe gazetarisë shqiptare në Kosovë. Për dekada me radhë, përmes punës së tij në “Rilindja”, Radio Kosova dhe përmes një trashëgimie të pasur letrare me mbi 20 vepra, ai i dha zë mendimit kritik, fjalës së lirë dhe shpirtit krijues. Vepra dhe përkushtimi i tij do të jetojnë gjatë në kujtesën kulturore të vendit tonë.”, ka shkruar ajo.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramabaja, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit kulturor. I përhershëm qoftë kujtimi për Rushit Ramabajën!”, shtoi Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale