Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shumë shpejt do të dihet data e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Osmani tha se gjithçka do të bëhet sipas afateve kushtetuese.
Osmani tha se ajo ka marrë dhe shkresën zyrtare nga ana e KQZ-së ku janë njoftuar për certifikimin e rezultateve. Ndërsa ka thënë se ka një afat prej 30 ditësh që parashihet thirrja e seancës konstituive.
“Pak më parë ka ardhur dhe shkresa zyrtare nga ana e KQZ-së në Presidencën, ku na njoftojnë për rezultatet e certifikuara të zgjedhjeve, në mënyrën si ndahen ulëset në Kuvend. Siç e dini tani ka një afat prej 30 ditësh kushtetues ligjor që parashihet thirrjen e seancës konstituive, për momentin ekipa ime ligjore është duke analizuar se sa mund të ketë nevojë për kohë për përgatitje të kësaj seance, në mënyrë që kur të thirret seanca të jetë e suksesshme, konstituimi I Kuvendit të Kosovës. Gjithçka do të bëhet brenda afatit kushtetues. Për momentin nuk mund të jap një datë, por shumë shpejtë do ta kemi”, tha Osmani./Arbresh.info/
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...