Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë sot homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij.
Osmani tha se, Rugova arriti që për Kosovën të arrijë miqësi të mëdha, sot e gëzojmë shtetin tonë por edhe këto miqësi që i ndërtojë presidenti Ibrahim Rugova.
Ajo thotë se Ibrahim Rugova do mbetet udhërrëfyes për ne.
“Sot është 16 vjetori i shkarjes në amshim i ideatorit Ibrahim Rugova i cili bëri gjithçka për shtetin tonë. Ai në çdo damar të tij e ka edhe ndikimin që patë presidenti Rugova përgjatë jetës së tij. Ai punoj dhe veprojë në një kohë të vështir për gjithë popullsinë e Kosovës, në një kohë të okupimit mirëpo përkunde kësaj arriti ta bëjë bashkë popullin e Kosovës. Dhe në të njëjtën kohë arriti që për Kosovën të arrijë miqësi të mëdha të cilat u bënë realitet për të arritur pavarësinë tonë. Ne sot e gëzojmë shtetin tonë por edhe këto miqësi që i ndërtojë presidenti Ibrahim Rugova punojë që ne sot ta kemi shtetin dhe lirinë, vepra e tij dhe punën e tij do të vazhdojë të mbetet udhërrëfyes për ne”, tha Osmani./arbresh.info/

Reshjet e dëborës përfshijnë Korçën, Rama: Bashkia në terren...
PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut
Tre kandidatë për stolin e Manchester United
Trumpi në Davos të Zvicrës, zbulohen masat drastike të sigur...
Zgjerimi i autostradës, bllokohet rruga Tiranë-Rinas për dy ...
Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër...