Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazh të qartë se “diskriminimi kundër komunitetit shqiptar në Serbi më nuk është i padukshëm apo tolerohet”.
Në një postim në “X’, Osmani ka falenderuar anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Keith Self, për sponsorizimin e këtij projektligji, kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Brian Mast dhe anëtarët e tjerë që votuan për avancimin e projektligjit.
“Serbia vazhdimisht ka kryer shkelje autoritare të të drejtave të minoriteteve, përfshirë fushatën e pasivizimit të qëllimshëm për pastrim etnik përmes mjeteve administrative, shtypjes së gjuhës shqipe, mospërfshirjen në institucionet publike, diskriminimin në arsim, margjinalizimin ekonomik dhe frikësimin nga autoritetet qendrore”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
The advancement of the Presheva Valley Discrimination Assessment Act in the U.S. House Foreign Affairs Committee sends a clear message: systematic discrimination against the Albanian community in Serbia is no longer invisible or tolerated.
Serbia has continuously carried out… pic.twitter.com/7nlmmIsdSr
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 26, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit