Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën që po mbahet për pandeminë, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka detyruar Kuvendin që ta nxjerr ligjin kundër pandemisë Covid-19.
“Nuk është çështje dëshire. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese e kanë peshën e Kushtetutës. E kemi detyrim që ta nxjerrim këtë ligj. Nuk është që na u ka tek, është i domosdoshëm, nga aspekti kushtetues por edhe human. Obligimin tonë karshi kësaj na e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, duhet ta marrim me seriozitet”, ka thënë Osmani.
Sipas saj projektligjin e kanë hartuar ekspert më të mirë që ka vendin. Derisa ka shtuar se opinioni i Qeverisë nuk është obligues për ta.
“E kemi obligim që ta nxjerrim ligjin, është në procedura të Kuvendit sepse opinioni i Qeverisë nuk është obligues për ne. Ideja ka qenë që të mos presim edhe dy muaj por ta trajtojmë më shpejt sepse nuk ka asgjë më urgjente sesa krijimi i bazës ligjore për masa efektive që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve. Kjo iniciativë nuk u përkrah sepse iniciues ishte propozuesi. Sikur të veproja me logjikën e inateve nuk do ta votoja fare rishikimin e buxhetit, as marrëveshjet ndërkombëtare sepse do të më mjaftonte adresa e propozuesit”, tha tutje ajo.
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...