Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia.
Osmani këtë deklaratë e dha për gazetën kroate “Veçernje List”, duke shtuar se NATO dhe forcat e Kosovës do të parandalojnë skenarët e presidentit serb, Alexander Vuciq.
“Jam shumë krenar për marrëdhëniet e mia me Kroacinë. Si president, unë jam aktivisht i përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci për të bashkuar vendet dhe njerëzit tanë, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit tonë, për të bërë gjithçka për të mirën e popullit tonë”, ka thënë Osmani, transmeton arbresh.info.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur hapur për situatën në Kosovë, për negociatat me Serbinë dhe provokimet e Aleksandër Vuçiqit dhe përse ajo kundërshton krijimin e Asociacionit të komunave serbe.
Ajo hedh poshtë çdo opinion për ndarjen e vendit, duke theksuar se kjo do të hapte Kutinë e Pandorës, duke shtuar se së shpejti do të realizojë një vizitë zyrtare në Kroaci.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...