Osmani për Ditën Memoriale të Policëve të Rënë: Kosova nuk përkulet para askujt

14:50 | 26 Korrik 2026
H.E

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar policët e rënë në krye të detyrës, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tyre për mbrojtjen e Republikës.

Përmes një postimi, Osmani ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën e përditshme në mbrojtje të sigurisë, rendit kushtetues dhe sovranitetit të shtetit.

Ajo ka përmendur veçanërisht heronjtë Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi, duke theksuar se ata dhe të gjithë heronjtë e Policisë dëshmuan se “Kosova nuk përkulet para askujt”.

“Ata zgjodhën detyrën, nderin dhe atdheun mbi gjithçka, prandaj lavdia për ta do të jetë e përjetshme”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale