Osmani për dënimin e Krivaqës e Sejdiut: Të jetë ky mesazh për ata që zgjedhin dhunën ndaj grave

14:06 | 4 Gusht 2023
A Z

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelorë në Ferizaj, e cila i ka shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka uruar që ky dënim të jetë një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.

Postimi i plotë i saj:

Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.
Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.
Dhuna nuk do të tolerohet!
Femicidi do të ndalet./Arbresh.info/